PROTESTAT NË SHKUP

Reagojnë SHVL-UÇK, “Zgjohu” dhe “Vetëvendosje”

05.07.2014 17:46

Tani kur ne te gjithe perpiqemi te ngrejme institucione te paanshme, kur bejme te pamunduren qe te jemi ne mesin e shteteve dhe popujve te BE-se, NATO-s, sllavomaqedonasit e bejne te kunderten, thuhet ne reagimin e SHVL-UÇK-se…

SHVL-UÇK perms nje reagimi lidhur me incidentet ne Shkup thote se metodat e perseritura kunder rinise shqiptare si debimi ndjekja, provokimi, urrejtja nacionale e fetare, perdorimi i mjeteve demtuese psikike e fizike, burgosja, denimi kapital, pershkallezohen ne mase te padurueshme, e cila te rinjte tane i detyron te vetmbrohen.

Tani kur ne te gjithe perpiqemi te ngrejme institucione te paanshme, kur bejme te pamunduren qe te jemi ne mesin e shteteve dhe popujve te BE-se, NATO-s, sllavomaqedonasit e bejne te kunderten, thuhet ne reagimin e SHVL-UÇK-se.

Nga ana tjeter Lëvizja ZGJOHU! fton Ministrinë e Punëve të Brendshme që menjëherë të nis procedurë transparente, me përfshirje të ekseprtëve të pavarur, për të konstatuar përdorimin joproporcional të forcës policore ndaj protestuesve dhe të dënoj përgjegjësit.

ZGJOHU! përkrah protestat dhe fton protestuesit shqiptar që të bëjnë përpjekje të mëdha që protestat mos të defokusohen, mos të marrin kahje të padëshiruar.

Ka Reaguar Edhe Qendra Per Mirkuptim Bashkepunim Internacional e cila kerkon nga institucionet  shtetërore  dhe Ministria  e  Punëve të Brendshme që të rishqyrtojnë  veprimet  e  tyre dhe të ndalin sjelljet përbuzëse ndaj qytetarëve shqiptarë, sepse edhe ata janë pjesë e pandarë ekëtij vendi. Poashtu, nga faktori politik shqiptar pjesëmarrës në Qeveri, QMBI kerkon ta mbrojë popullatën epafajshme nga dhuna policore.

Edhe Lëvizja VETËVENDOSJE! Ne Kosove shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur mengjarjet e fundit në Maqedoni. Procesi i fundit gjyqësor ndaj shqiptarëve të dënuar me burgim të përjetshëm, pa pasur prova, tashmë e vulosë idenë se akte të tilla të përsëritura të cilat mohojnë edhe të drejtat bazike qytetare shkojnë përtej paragjykimeve rastësore, dhe dëshmojnë për një strategji institucionale qëka për qëllim shtypjen dhe frikësimin e shqiptarëve në trojet e tyre autoktone në Maqedoni, thuhet ne Reagimin e Vetvendosjes.