Botë

Merkel: Pa Gjermani të qëndrueshme rrezikohet BE-ja

16.12.2017 19:47

Ekzistimi i Evropës së Bashkuar nuk mund të mendohet pa një partnership të fortë mes Gjermanisë dhe Francës...

Ekzistimi i Evropës së Bashkuar nuk mund të mendohet pa një partnership të fortë mes Gjermanisë dhe Francës, deklaroi kancelarja gjermane, Angela Merkel në kongresin e CSU-së.

“Vij nga Brukseli. Dhe atje na pyesin se çfarë do të bëjë Gjermania. Na thonë ‘kemi nevojë për ju, nuk e shihni që Kina po fuqizohet, nuk e shihni si po e bën politikën e jashtme Rusia dhe se si Turqia po largohet gjithnjë e më shumë nga vlerat evropiane apo se si SHBA është më e përqëndruar te vetja e saj?”, deklaroi Merkel.

”Na kërkohet të reagojmë”, theksoi Merkel e cila tha se e vlerëson shumë vendimin e SPD-së për bisedime, për një koalicion të madh qeveritar.