Botë

Mattis: Korea komuniste nuk mund të godas SHBA-të

16.12.2017 20:04

Raketat balistike të Koresë së Veriut nuk mund të mbërrijnë në Shtetet e Bashkuara

Raketat balistike të Koresë së Veriut nuk mund të mbërrijnë në Shtetet e Bashkuara vlerëson Sekretarin amerikan i Mbrojtes, James Mattis.

“Peniani ende nuk e ka dëshmuar veten si një kërcënim serioz kundrejt nesh. Shtetet e Bashkuara janë duke e shqyrtuar me kujdes situatën, e kjo do të kërkojë pak kohë”, tha Mattis.

Peniani testoi më 28 nëntor një raketë të re që fluturoi më lart dhe më larg se çdo nisje e mëparshme, pramdaj pretendon se“Hwasong-15” mund të bartë koka bërthamore, dhe të godasë në çdo cep të Shteteve të Bashkuara.

Prandaj shefi i diplomacisë amerikane Rex Tillerson ka kërkuar një veprim më të fortë ndërkombëtar për ta ndalur Penianin.

Nga ana tjetër Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, në Këshillin e Sigurimit ka deklaruar se me Korenë e Veriut duhet angazhim diplomatik, në mënyrë që të shmanget ai “nivel i rrezikut” që mund të çojë në pasoja katastrofike.