Zaev vendos të hënën, Ferati apo Filipçe ministër i shëndetësisë
Të hënën Kryeminsitri Zoran Zaev pritet ti jep fund dilemës se cili do të ulen në karrigen e Minsitrit të Shëndetësisë...

Të hënën Kryeminsitri Zoran Zaev pritet ti jep fund dilemës se cili do të ulen në karrigen e Minsitrit të Shëndetësisë Vullnet Ferati nga Aleanca për Shqiptarët apo Venko Filipçe nga LSDM.
Emrat e rinjë të kabinetit qeveritarë nesë pritet ti dorëzohen Kuvendit republikan dhe burimet partikae nga LSDM pretendojnë se kjo parti do të merr minsitrin e shëndetësisë.
Nga Aleanca për Shqiptarët ende nuk kanë konfirmuar nëse do të pranojnë ose jo postin e Zv/kryeministrit për Reforma.
Organet e kësaj partie do të mblidhen javën e ardhshme kur dhe pritet te merret vendimi përfundimtar.
Llideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela nga Amerika ka deklaruar se vendimin e tij për zhvillimet në qeveri do ta bëjë të njohur pasi Qeveria të çlirohet nga spinat dhe lojërat e ulëta.
Sela nuk ka precizuar nëse Aleanca do të mbetet në qeveri pa resorin Shëndetësi dhe nëse funksioni zv/kryeministër për reforma është i pranueshëm.
“Me asnjë kusht nuk do të jemi pjesë e Qeverisë të ofenduar dhe nënçmuar. Mënyra me efikase e funksionimit të Qeverisë është respektimi i parimeve dhe vizioni mbi të cilat është ndërtuar Qeveria e jo llogaritë momentale”, thanë nga Aleanca për Shqiptarët.
Edhe nga BDI nuk kanë bëlrë të ditur emrat për Ministër pa Resor për Investime të Huaja dhe zv/ministër i Arsimit.
Ministria pa resor për integrimin e romëve, do të vazhdojë ti takojë përsëri partisë së Samka Ibrahimovskit, pasi ky i fundit kaloi në postin e deputetit.
Ndërsa nëse partia e Selës vendos të largohet nga Qeveria, jozurarisht mësohet se shumica parlamentare do të përkrahej nga PDSH, por edhe nga deputetët Çedomir Sazdovski dhe Amdi Bajram, që janë zgjedhur deputet si pjesë e koalicionit me VMRO-DPMNE-në.
FLUTURA LATIFI
