OKB, propozim rezulutë kundër njohjes së Jerusalemit
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara po e shqyrton një propozim-rezolutë...

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara po e shqyrton një propozim-rezolutë, me të cilën do të refuzohej vendimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për shpalljen e Jerusalmeit për kryeqytet të Izraelit.
Me këtë dokument, të përpiluar nga delegacioni i Egjiptit, do shpallej se çfarëdo vendimi për statusin e Jerusalemit nuk do të ketë efekt juridik dhe duhet të tërhiqet.
Ky dokument u është dërguar shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbrëmë dhe për të do të mund të votohej javën e ardhshme.
Për kalimin e tij kërkohen nëntë vota, por është e mundur që Shtetet e Bashkuara të paraqesin veto dhe ta pengojnë miratimin e këtij propozimi.
