Maqedoni

Analistët: 2018-ta, vit i eurointegrimeve për RM-në

17.12.2017 15:09

Viti 2018 do të jetë viti i Maqedonisë për faktin se kemi rradhitje të mirë të figurave dhe pozicioneve diplomatike dhe politike...

Nga ana tjetër, si rezultat i qasjes qeveritare ndaj zgjidhjes së emrit ka ndryshuar edhe perceptimi i Maqedonisë në sytë e bashkësisë ndërkombëtare. 
 
Kështu i vlerëson analisti politik Ismet Ramadani, gjasat për  mundësinë e zgjidhjes së   kontestit të emrit, ni vitin e ardhshmëm.
 
“Për dallim nga herat tjera tani rifilluan bisedimet për çështjen e emrit me Greqinë  në ambient  politik diplomatik shumë më të relaksuar për shkak të pozitivitetit të qeverisë udhëheqësisë në Maqedoni dhe krejt kjo jep mundësi të bisedohet edhe njëherë pra për shumë propozime të cilat në formë sistematike i ka përgatitur ndërmjetësuesi Nimic me vite dhe tani do gjindet një mundësi që të intensifikohen këto bisedime, do ketë propozime, me ndihmën  tani shpresoj edhe të  SHHBA - ve edhe të Brukselit”, theksoi analisti politik Ismet Ramadani.
 
Ajo çka është me më rëndësi të dihet është se çështja e identitetit nuk do të preket dhe kjo është qartësuar, ndërsa  deri në zgjidhjen përfundimtare do të nevojihet edhe  pak kohë racionalisht e pranueshme, thekson ish ambasadori Nano Ruzhin.
 
“Me rëndësi është se kësaj rradhe në gjashtë muajt e ardhshëm do të vendoset për formulën që do të përdoret për Republikën e  Maqedoninë, nga ana tjetër  do të jenë të dyja palët gjysëm të kënaqur. Kur  do ti mbledhëm të gjitha gjërat mund të jemi  optimist  se të dy diplomatët e rinj patën sukses në mënyrë diplomatike ta zgjedhin  çështjen e emrit. Gjhithsesi ata kanë shtypje  të caktuar anga Brukseli dhe Ëashingtoni, por sidoqoftë do të hyjnë në histori. Bashkësia Ndërkombëtare do të dij ti shpërblejë me ndonjë kompenzim”, u shpreh ish ambasadori Nano Ruzhin.
 
Analistët thonë se kësaj rradhe edhe bashkësia ndërkombëtare është më e interesuar të kontribojë në zgjidhjen përfundimtare të çështjes së emrit, me cka definitivisht  do të hapen shtigjet e Maqedonisë për NATO dhe BE.
 
NERMIN MULAKI