Kulturë

Konferencës shkencore, “Xhemijeti dhe rezistenca e saj kundër kolonizimit”

17.12.2017 15:52

Në kongresin e mbajtur në Shkup me 18 dhjetor të vitit 1919, u themelua organizata politike Xhemijeti me kryetar Nexhip Draga...

Në kongresin e mbajtur në Shkup me 18 dhjetor të vitit 1919, u themelua organizata politike Xhemijeti me kryetar Nexhip Draga dhe nënkryetar Sheh Sadudini.
 
Kjo organizatë politike ka vepruar legalisht në periudhën 1919-1925, ndërsa në ilegalitet ka vepruar deri në vitin 1941.
 
Megjithse e themeluar si organizatë politike për të përfaqësuar qytetarët e besimit islam në mbretërinë SKS, ajo ishte vazhdimsi e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe Klubit Bashkimi në Shkup u tha në konferenca shkencore me temë “Organizata politike Xhemijeti dhe rezistenca e saj kundër kolonizimit”, të organizua nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni.   
                                                                                               
“Kjo iniciativë u kurorëzua me aktin e mbajtjes së kongresit në Shkup, i cili zhvilloi punimet më 18 dhjetor të vitit 1919 për disa dit. Në kogres morën pjesë 64 delegat siç thuhet mysliman nga siç thuhet të gjitha anët e Serbis së jugut. Kongresi vendosi të formohet organizata Xhemijeti dhe për kryetar të sajë u zgjodh Nexhip Draga derisa për nënkryetar Sheh Sadudini”, u shpreh historian Halim Purrellku. 
 
“Pse e mbante emrin Xhemijet, e mbante për arsy se pushteti nuk lejoi terma shqipe por tentonte gjithkun kur lexohen dokumtetet gjithkun do ta gjeni musliman, ose arrnaut ose turk dhe mbiemra me iq.Ne duhet ato dokumente ti shqiptarizojmë për arsye se kemi të drejtë shkencore. Xhemijeti u shkatrrua për arsye se doli si parti nacionale për sjkollën shqipe, mile shkuan në Beograd Ferat Draga, Aqif Bluta dhe shef Sadedini i Tetovës”, theksoi prof.dr. Hakif Bajrami.
 
“Kjo conference organizohet në përvjetorin e kësaj organizate ose aprtie të krijuar nga dy drejtues të shquar vëllezërit draga, Nexhipi dhe Ferati dhe ajo që e bën sod të rëndësishme është se në veprimtarin e vet përfaqësoi interest e popullsisë shqiptare në këto vise e më gjërë në Kosov, në pjesën e trevave shqiptare lindore dhe kudo ku mbetën viset shqiptare pas vitit 1918”, u shpreh akademiku Marenglen Verli.     
                                                                                                                                                 
“Organizata politike XHemijeti ka vepruar legalisht, ndërsa ka qenë në korelacion me qendrat kaçake të cilat bëni rezistencë active ndaj ushtrisë serbe dhe Komiteti I Kosovës I cili ka qenë edhe strumbullari i koordinimit. Xhemijeti është vazhdimsi e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe Klubit Bashkimi në Shkup, që do të thotë se ka një vazhdimsi të duhur. Xhemijeti gjat veprimtarisë së sajë i rezistoi kolonizimit reformës agrare, u angazhua për shkollës shqipe, u angazhua dhe kërkoi me ngulm në Beograd që shqiptarët të fitojnë autonomi nël kuadër të mbretërisë SKS si urë fillestare që më pas ti bashkohet trungut shqiptar”, theksoi drejtori i ITKSH-së, Skender Asani.       
 
Me këtë rast u bë edhe promovimi i librave të autorit Skender Asani: “Veprimtaria e organizatës Xhemiejti në trevat lindore – 1919-1925” dhe “Dokumente per veprimtarinë politike të Xhemijetit”. 
 
SEMRA AJETI