Maqedoni
Kumanovë, veturat në trotoare këmbësorët në rrugë
17.12.2017 17:00
Përshkak të pronarëve të pandërgjegjshëm të veturave, të cilët i parkojnë ato nëpër trotoare...

Përshkak të pronarëve të pandërgjegjshëm të veturave, të cilët i parkojnë ato nëpër trotoare, qytetarët e Kumanovës vazhdimisht i nënshtrohen rrezikut për tu goditur nga ndonjë veturë, pasiqë duhet të kalojnë në rrugë e jo nëpër trotoare.
Madje mjaft qytetarë i uzurpojnë trotoaret duke instaluar paisje të ndryshme për veturat e tyre, që është e kundërligjshme.
Qytetarët e Kumanovës para kamerës sonë shprehin revoltën për një kaos të këtillë, andaj edhe kërkojnë masa urgjente nga autoritetet vendore.
“Nuk e parkon larg, po e len në rrugë dhe u pengon njerëzve”...
“Shumë po na pengojnë. Spo kanë njerëzit kah të ecin. Kot nuk po kuptojnë. Po ndëgjojmë në lajme, por prap e njejta nuk ka përmirësim”...
“Po si spo na pengojnë. Po na futen në derë, ja shihe. Vijnë qytetar dhe pyesin a është kjo veturë jotja apo e kujt është, po ta zen derën. Komuna duhet të ndërmerr diçka, kështu nuk shkon, njerëzit nuk kanë nga të kalojnë. Ka invalid ata edhe më vështirë e kanë të kalojnë. Duhet të ndërmirret diçka, por ja që spo ndërmirret asgjë”, shprehen qytetaret e anketuar.
Ditë më parë edhe kreu i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, paralajmëroi hapa rigoroz për pastrimin e trotoareve nga uzurpatorët e pa ndërgjegjshëm, andaj edhe rezultatet konkrete priten ditëve në vijim.
NEXHAT AQIFI
