Kiev, përleshje mes policisë dhe protestueseve
Policia dhe protestuesit janë përleshur sot në Kiev të Ukrainës...

Policia dhe protestuesit janë përleshur sot në Kiev të Ukrainës, derisa disa mijëra vetë kanë dalur në rrugë për të kërkuar shkarkimin e presidentit, Petro Poroshenko, dhe dorëheqjen e kryeprokurorit të Ukrainës.
Megjithë praninë e madhe të forcave policore, demonstruesit marshuan nëpër pjesën qendrore të Kievit kah Sheshi i Pavarësisë, ku ishin mbajtur protesta të gjata disa muaj, në periudhën 2013-2014, nga të cilat u përmbys ish-presidenti, Viktor Yanukovich.
Shumë protestues ishin mbështetës të liderit opozitar, Mikheil Saakashvili, ish-president i Gjeorgjisë, i cili tash është vepron politikisht në Ukrainë.
Protestuesit kanë kërkuar që parlamenti i Ukrainës ta miratojë legjislacionin për shkarkimin e presidentit dhe kanë kërkuar që prokurori i pëgjithshëm i Ukrainës, Yuriy Lutsenko, të tërhiqet.
