Botë
PD dhe aleatët në protestë, Kuvendi i Shqipërisë zgjedh Kryeprokurorin
18.12.2017 10:46
Autoritetet policore në Tiranë qysh në orët e hershme të mëngjesit kanë rrethuar parlamentin shqiptar....

Për shkak të protestës së organizuar nga ana e Partisë Demokratike të Shqipërisë para parlamentit për të kundërshtuar zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm. Një numër i madh i policisë ka krijuar kordon para parlamentit, duke bllokuar edhe rrugën kryesore Xhorxh Bush.
E derisa opozita e Lulzim Bashës bashk me aleatet e saj eshte duke mbajtur protesta, Kryeministri Rama ka mbledhur grupin parlamentar të PS-së ku do të mësohet se cili prej kandidatëve të Kryeprokurorit të Përkohshëm do të hidhet për votim në seancën e sotme parlamentare.
Tre kandidaturat janë Ermira Tafani, Arta Marku dhe Ferdinand Elezi. Mediat ne shqiperi njoftojne se Arta Marku është kandidatja që ka mbështetjen më të madhe.
