Lëshohet në përdorim xhamia “Arasta”
Në restaurimin e xhamisë kanë kontribuar edhe afaristë dhe donator të tjera nga Bursa……...

Sot në Çarshinë e vjetër të Shkupit është lëshuar në përdorim Xhamia “Arasta”. Restaurimin e këti objekti historik e realizoi qyteti i Bursës në bashkëpunim me Komunën e Çairit dhe myftinin e Shkupit. Në restaurimin e xhamisë kanë kontribuar edhe afaristë dhe donator të tjera nga Bursa.
“Uroj që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe më tutje.Me të gjith ju këtu po mbarojmë këtë project për restaurimin e xhamisë.Qëllimi jonë është të ju ndihmojmë qytetarëvë këtu dhe me këta ata të jenë të lumtur.Bashkëpunimi jonë do të vazhdojë edhe më tutje” – tha Kryetari i Bursës, Rexhep Alltepe.
“Kënaqësia jonë sot është shum e madhe e pafundshme kur ne edhe një herë kësaj bukuroshe ,këti tempulli të shenjtë të osmanlinjëve ja kthejmë jetën dhe dhashtë zoti jeta e këti tempulli të shejtë kudo që do të ketë musliman në këtë vend” – tha Kryetari i BFI-së, Sulejman Rexhepi.
“Ne sot dëshmojmë që vlazërimi ndërmjet komunës së Cairit dhe qytetit të Bursës nuk është vllazërim plotokular por vllazërim me plotkuptimin e fjalës dhe në bashkëpunim me bashkësin islame të Maqedonisë Brenda shum pak viteve arritëm që dy xhami që dikur kanë egzistu dhe një kohë të gjatë egzistojnë vetëm themelet në pamundësi të ndërtohet dekata me radhe ky bashkëpunim mes Çairit, Bursës dhe bashkësisë Islame arritën të kthejmë edhe xhaminë Arasta në Çarshinë e vjetër” – deklaroi Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.
Xhamia Arasta në carshinë e vjetër të Shkupit daton që nga shekulli i XV dhe është njëra ndër xhamitë e para në qytet.
