Rasti “Traektorija”, 315 bomba për provizionin kinez, Rasti “Dhuna në Qendër” anulohet për shkak të mungesës së kamerave
Në gjykatën penale kundër Ish Kryeministir Nikolla Gruevski, ish ministrit Mile Janakievski....

Në gjykatën penale kundër Ish Kryeministir Nikolla Gruevski, ish ministrit Mile Janakievski dhe ish funksionarëve të tjerë të VMRO-DPMNE-së ,sot u procesuan dy lëndë penale rasti ”Traektorija” dhe “Duna në Qendër.
Për shak të ndeshjes kohore të dy lëndëve dhe pamundësisë që të duja të realizohen gjykatësja vensosi të ndërpresë Gjykimin për rastin “Traektorija”.
Në këtë rast bëhet fjalë për provizionin joligjorë gjatë zgjedhjes së kopmanisë për ndërtimin e autostradës Milladinovcë-Shtip dhe Kërçovë -Ohër ku të akuzuar janë Nikolla Gruevski,Mile Janakievski,Vladimir Peshevski dhe Ish Drejtori i Agjensisë për rrugë shtetërore Lupço Georgievski. Sipas PSP –së të akuzuarit kanë dëmtuar buxhetin për 155 milion euro.
Avokatët mbrojtës në këtë rast kërkuan që video inçizimet të ju dorëzohen në formë audio dhe jo vetëm si transkript.
Prokurorja speciale Lile Stefanova theksoi se mbrojtja ka pasur kohë të mjaftueshme për ti shqyrtuar dëshmitë ndërsa janë ftuar për të dëshmuar dhe për ti dëgjuar bombat edhe gjatë hetuesisë.Ajo sqaroi se posedojnë 315 bomba për këtë rast. I Akuzuari Nikolla Gruevski me këtë rast theksoi se bëhet fjalë për drejtësi selektivedhe se gjykatat kanë presion nga pushteti.
“Ato materiale të krijuara nuk mund të jenë dëshmi megjithatë me shtypje të pushtetit Gjykata e Apelit miratoi vendim edhe pse është e vetëdishme se është joligjore. Edhe pse unë dhe të tjerët nuk I pranojmë ato inçzime avokatët kërkuan që ti kenë inçizimet, por morën përgjigje se nuk është e mundur pasi që të njetat mund të kompromitohen. Kur Prokurori thotë se mund të kompromitohen dërsa të njejtat i ka marë nga Zoran Zaev atëherë mund të kuptojmë se për çfarë bëhet fjalë. E gjith kjo është ndekje politike për qëllime politike” – tha i akuzuari, Nikolla Gruevski.
Përderisa rasti “Traektorija” u ndërpre për ti dhënë hapsirë të mbahet seanca për rastin”Dhuna në Qendër”, kjo e dyta u anulua për shkak të mungesës së kamerave për të inçizuar seancën. Ish kryetari i Komunës Qendër Andrej Zhernovski theksoi se avokatët e Gruevskit i shfrytëzojnë të gjitha mënyrat që seancat të anulohen.
“Sado që të mundohen që ti prolongojnë seancat ,drejtësia edhe pse është e ngdalshme prap se prap është e arritshme” – tha pala e dëmtuar, Andrej Zhernovski.
Seanca e radhës për rastin “traektorija është caktuar më datë 26 dhjeorë ndërsa “Dhuna në Qendër” është më 27 dhjetor. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
