2.5 milion euro donacion nga Kina, Osmani:Projekte për interesa të qytetarëve

18.12.2017 13:42

Me 2.5 milon euro mjete të pakthyeshme Republika Popullore e Kinës...

Me 2.5 milon euro mjete të pakthyeshme Republika Popullore e Kinës do të ndihmojë zbatimin e disa projekteve me prioritet të vendit kryesisht me fokus në fushën e shëndetësisë dhe arsimit.

Zv. kryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, dhe Ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës, Jin Liksian, nënshkruan Marrëveshje për bashkëpunim ekonomik dhe teknik. “Përmes këtij bashkëpunimi, thellohet edhe bashkëpunimi dypalësh” theksoi  Osmani.

“Me këtë marrveshje për bashkwpunim ekonomik dhe teknik , nëpërmjet RP të Kinës dhe R.M-së,   parashihet donacion rreth 2,5 milion euro për vitin e ardhshëm,  të cilat ne si zyre dhe unë si koordinatorë nacional i ndihmës së jashtme , do të duhet t’i targetojmë , t’i prioritetizojmë në bazë të politikave prioritare të qeverisë , po natyrisht edhe nevojave priotare dhe më të domosdoshme të qytetarëve, duke vënë fokusin në arsim dhe shëndetësi, por natyrisht edhe në projektet tjera që ne do vlersojmë ne si më të rëndësishme por do të jenë në kuadër të udhezimeve që do t’i marrim nga vetë donatoret” – tha zv.kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani.

Donacionet e këtilla janë më se të nevojshëme në kushte të buxheteve restrektive dhe krizave ekonomike që vijnë si rezultat i krizës politike në të cilën ka kaluar vendi tha Osmani sipas të cilit dhe asistencat e tilla janë në kohë dhe mund të shfrytëzohen për interest e qytetarëve të Maqedonisë. (Naim Ramadani, TVM2)