Zjarr në aeroportin në Atalanta, evakuohen udhëtarët, anulohen 1000 fluturime

18.12.2017 13:54

Aeroporti më i ngarkuar në botë, Hartsfield-Jackson International në Atlanta të SHBA-ve...

Aeroporti më i ngarkuar në botë, Hartsfield-Jackson International në Atlanta të SHBA-ve, u përfshi nga kaosi, për shkak të një zjarri që shpërtheu në një kabinë elektrike të nëndheshme.

Udhëtarët u evakuuanin në një pjesë tjetër të aeroportit për shkak të tymit që u përhap. Qindra policë u aktivizuan për të garantuar sigurinë e udhëtarëve të bllokuar.

Aeroporti Hartsfield-Jackson në Atlanta zhvillon mesatarisht 2.500 fluturime, me rreth 275 mijë pasagjerë në një ditë, ndërsa defekti në sistemin elektrik solli dështimin e më shumë se 1000 fluturimeve.

Mendohet se defekti mund të ketë një efekt të madh në të gjithë trafikun ajror, si brenda dhe jashtë SHBA për shkak të vonesave të linjave.