Betohet qeveria e re në Austri, qytetarët në protesta, përplasen me policinë
Mijëra protestues bllokuan rrugët e Vjenës mëngjesin e kësaj të hëne....

Mijëra protestues bllokuan rrugët e Vjenës mëngjesin e kësaj të hëne, në shenjë proteste kundër koalicionit qeverisës austriak mes Partisë Popullore Konservatore të Sebastian Kurz, dhe Partisë nacionaliste të Lirisë.
Protestuesit e krahut të majtë thërrisnin kundër qeverisë së re. Qindra police u vunë në gatishmëri të lartë, pasi protestuesit përdorën tymuese.
Marrëveshja e koalicionit me Partine e Lirisë se Ekstremit te Djathtë, vjen dy muaj pas zgjedhjeve te përgjithshme parlamentare, në te cilat Partia Popullore doli fituese, por pa nje shumice me te cilën mund te krijojë e vetme ekzekutivin.
Të dy palët u zotuan për ashpërsimin e rregullave të azilit dhe emigracionit në vend, dhe për të mbrojtur sovranitetin e shteteve brenda BE-së.
Kundërshtarët politikë shprehen shqetësim të veçantë se Partia e Lirisë, e cila ka lidhje me ekstremistët dhe do të marrë kontrollin e Ministrive të rëndësishme të Brendshme, Mbrojtjes dhe asaj të Jashtme.
