Maqedoni
Mbrojtja e të drejtave të njeriut, përfundon projekti 3 vjeçar i USAID-it
18.12.2017 15:55
Në 25 vjetorin e egzistimit të USAID-it në Maqedoni, u promovua projekti për mbrojtjen e të drejtave të njeriut...

Nëpërmjet këtij projekti është formuar grup prej 42 jurishësh të specializuar në këtë lëmi, janë trajnuar rreth 392 studentë të rinjë me ekspertizë në lëminë e të drejtave të njeriut,mekanizmat e drejtë për mbrojtjen e tyre, si dhe për 355 qytetarë janë mundësuar këshilla ligjore falas.
Përfaqësuesi I USAID-it në Maqedoni, tha se këto të drejta janë të garantuara me ligj.
“Të drejtat e njeriut janë standartetë cilat ju mundësojnë të gjithë njerëzve të jetojnë me dinjitet, liri dhe të barabartë. Cdo individi i takojnë këto të dejta të domostoshme, thjeshtë sepse janë njerëzore. Të njëjtat janë të garantuara për të gjithë, pa dallime racorë, besimi, gjuhe, gjinije, nacionaliteti ose ndonjë tjetër përkatësie. Të drejtat e njeriut I mbrojnë njerëzit nga abuzimet e mundëshme nga ana e më të fuqishmive mes nesh”, u shpreh përfaqësuesi i USAID-it, Dejvid Atberi.
Gjithashtu, janë formuar 15 organizata qytetare për mbrojtjen e këtyre të drejtave të cilat motivojne qytetarët të paraqesin rastet e shkeljes së te drejtave të tyre në linjen telefonike, e cila është falas.
“Kem I hapur linjë telefonike falas nëpërmjet të cilës qytetarët do të mund të paraqesin shkeljet që ju behen dhe të paraqesin procedurë, me ndihmën e 15 juristëve të cilët janë të specializuar në këtë lëmi, arritëm të inicojmë 62 procedura strategjike në shkeljen e këtyre të drejtave para institucioneve kompetente, gjykatat e vendit dhe ajo Evropiane për mbrojtjen e të drejtatve të njeriut”, theksoi udhëheqësi i projektit Zharko Aleksov.
Prej vitit 1993 e këndej, USAID- ka investuar më shumë se 610 milion dollar në vend dhe bashkëpunon me popullin me qëllim të hapjes së vendeve të reja të punës, për ti forcuar praktikat dhe institucionet demokratike, për të përmisuar edukimin e integruar dhe të përgadisë studentë që të jenë fuqi puntore moderne.u tha me rastin e 25 vjetorit të veprimit të Usaidit në Maqedoni.
FARIJE DAUTI-BAKIU
