Maqedoni

OJQ-të dhe avokati i popullit kërkojnë transparencë në reformat e MPB-së

18.12.2017 16:12

Në ndryshimet e propozuara legjislative në kontrollin e policisë dhe agjencive...

Në ndryshimet e propozuara legjislative në kontrollin e policisë dhe agjencive të inteligjencës përfshierja e sektorit joqeveritar dhe avokatit të popullit nuk është e mjaftueshme dhe ata janë pa kompetenca të sakta. Sektori joqeveritar kërkon përfshirje në kontrollin e ndjekjes së kominikimeve por edhe transparencë në implementimin e reformave në MPB.
 
“Pa një debat e zgjodhën modelin, ashtu siç e zgjodhën, në bazë të një agjencioni të veçantë, në bazë të dy shtyllave të garancioneve”, tha Gordan Kallajxhiev, profesor.
 
“Modeli I ofruar me agjencion operativ teknik është treguar si i suksesshëm në vende tjera. Pyetje kyçe është se a do të mund që një qendër e tillë mund të qëndroj pa u ndikuar nga presionet politike”, tha Aleksandar Nikollovski, nga OJQ Zenit.
 
“Aty qëndron avokati  popullit nga aspekti i sigurisë së të drejtave të njeriut mund që të ndërmerr masa. Mendoj se ajo në ligjin për evidence operative teknike nuk është zgjedhje e mjaftueshme, nëse nuk u jipet të gjithë këtyre institucioneve edhe në këto ligje materiale obligim për bashkëpunim”, tha Zoran Bilbilovski, nga zyra e avoikatit të popullit.
 
Sipas deputetit Bogoevski e rënësishme është që drejtori I DSK-së të bashkëpunoj me komisionin për kontroll dhe me kuadro profesionaë. 
 
“Ne kemi nevojë për një shërbim teknik e cila do të ketë njohje dhe aftësi për teknikën e ndjekjes së kominikimeve. Nuk mund të presim që secili deputet do ti njoh të gjitha specifikat e institucioneve, të drejtat private, cka do të thotë shoqëri e sigurtë”, tha Stefan Bogoevski, deputet.
 
Nga MPB thonë se gjatë përgaditjes të modelit i kanë pasur parasysh anomalitë të cilat i ka pasur deri më tani sistemi për ndjekjen e komunikimeve si dhe jakanë konsultuar me ekspert ndërkombëtar. 
 
“Me ditë dhe me muaj më parë është biseduar për modelet, bisedohej për të gjitha përparësitë, për të gjitha negativitetet, ku u konstatua se nuk ekziston model i përkryer, se ne jemi në një situatë specifike dhe se zgjidhjet tona duhet të jenë të ndryshme nga ato të mëhershmet”, tha Snezhana Arsovska, nga MPB.
 
Së shpejti pritet që reformat në MPB të shqyrtohen në seance qeveritare, ku duhet të miratohet, pastaj vijon debate në Kuvend.
 
ERSAN PAJAZITI