Maqedoni
Integrimi në BE dhe NATO, Szijarto: Ballkan stabil për Europë të fortë; Dimitrov: Të vendosur të mos humbasim trenin e ardhshëm
18.12.2017 16:25
Hungaria i jep mbështetje të fuqishme Maqedonisë në përpjekjet për integrimin në BE dhe NATO...

Mbështetja u ripotencua në Shkup edhe në takimin e shefit të diplomacisë Dimitrov, me ministrin e jashtëm hungarez Peter Szijjarto.
Shefi i diplomacisë hungareze shpreson që në shkurt të vitit të ardhshën, BE të caktojë datë për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë. Szijarto tha se vendi i tij i kushton rëndësi të madhe bashkëpunimit me Maqedoninë, në aspektin ekonomik dhe të sigurisë, veçanërisht përballjes me krizën e emigrantëve.
“Për shtetin tim kriza me emigrantët paraqet një rezik të madh të sigurisë për të gjithë unionin. Pozicioni jonë është se në vend të menaxhojmë migracionin ne duhet ta ndalojmë atë. I respektojmë të gjitha shtetet të cilët janë të gatshëm të mbrojnë kufijtë e tyre. Aspekti I dyti I sigurisë është I lidhur me integrimet e Maqedonisë në strukturat Euroatlanike, ne duam një Ballkan stabil ndërsa opcioni më I mirë është përfshirja e të gjitha shteteve në BE”, tha Peter Szijjarto, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë i Hungarisë.
Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov mbështeti qëndrimin e Hungarisë mbi krizën e migrimit.
“Në lidhje me migrimin e paligjshëm apsolutisht e ndajmë qëndrimin se askush nga vendet e BE-së nuk ka përfitim nga migrimi, përfshirë edhe vet emigrantët e paligjshëm. Dimë se çfarë ndodhi në vitin 2015 dhe detyra jonë është që një gjë e tillë të mos përsëritet.Jemi të vendosur të bëjmë gjithçka të mundur që të mos humbasim trenin e ardhshëm për në Evropën, që hapet në vitin 2018”, tha Nikolla Dimitrov, Minister I Punëve të Jashtme.
Ministri hungarez i Punëve të Jashtme, gjatë vizitës në Shkup u takua edhe me presidentin Gjorge Ivanov, kryetarin e Parlamentit, Talat Xhaferi dhe me kryeministrin Zoran Zaev.
GAZMEND KURTISHI
