Botë

Zgjidhet kryeprokurorja e re e përkohëshme, tensione brënda dhe jashtë kuvendit shqiptar

18.12.2017 16:44

Kuvendi i shqiperise ka votuar mes tensionesh e perplasjesh kryeprokuroren e re...

Me 69 vota pro dy kunder e dy abstenim Arta Marku është kryeprokurorja e përkohshme. Pas votimit Lulzim Basha deklaroi deklaroi se protestat e zhvilluara para parlamentit ishin pergjigje për shkeljen e kushtetutes nga kryeministri Rama.
 
“Bënë zgjidhje për të mbyllur dosjet e krimit dhe korrupsionit, për të mbyllur dosjen e Saimir Tahirit dhe të sigurojë imunitet për veten dhe familjarët e tij, për të mbyllur dosjen për Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit, për të mbyllur akuzat për korrupsion për Arben Ahmetajn e Damian Gjiknurin e të tjerë. Nis një vale protestash popullore në ditët e para të janarit për të ndalur çmendurinë e narkokyreministrit që sot është edhe kryeprokuror i vendit, duke rrezikuar stabilitetin, demokracinë dhe integrimin e vendit”, u shpreh kryetari i PD-së, Lulzim Basha.
 
Por kryeministri rama e cilësoi shfaqje te turpshme atë që bëri opozita, ndërsa theksoi se gjithcka është bërë konform ligjit.
 
“Dëshironim një zgjedhje me mirëkuptim përmes dialogut me opozitën, sepse për ne nuk kishte rëndësi thjeshtë dhe vetëm të respektohej Kushtetuta e ligji e të përmbushej ky detyrim i procesit të reformës në drejtësi, por ishte me rëndësi që këtë detyrim ta përmbushnim bashkërisht. Mirpo, opozita zgjodhi rrugën e dëshpëruar të baltës dhe të tymit, duke arritur të akuzojë edhe vetë ambasadorin e SHBA për konflikt interesi në këtë çështje, si me demek i akuzuar për korrupsion nga tanimë ish-Prokurori i Përgjithshëm. Jemi në një moment të rëndësishëm për Shqipërinë, presim çeljen e negociatave për anëtarësim dhe ashtu sikundër çdo shfaqje uniteti në funksion të Kushtetutes, ligjit dhe reformës në drejtësi është një pikë e fituar, ashtu dhe çdo shfaqje si kjo e sotmja është një pikë e humbur”, theksoi kryeministri Edi Rama.
 
Duke filluar nga ora 9 e mengjesit para kuvendit u mblodhën mijëra protestues, duke u përplasur dhunshëm me policinë, duke kundërshtuar zgjedhjen e kryeprokurorit të ri.
 
Ambasada amerikane në një reagim per shtyp denoi dhunën e sotme duke deklaruar se dhuna  nuk e ndihmon aspak vendin për integrim.
 
LULJETA NDOKA