Maqedoni

Liderët ballkanik në Bruksel bisedojnë për strategjinë e BE-së

18.12.2017 17:06

Shefja për politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së Federica Mogherini ka mbledhur sonte në Bruksel kryeministrat e vendeve ballkanike...

Shefja për politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së Federica Mogherini ka mbledhur sonte në Bruksel kryeministrat e vendeve ballkanike për tua lansuar strategjinë e re  për detyrimet dhe angazhimet e vendeve aspirante ballkanike për integrim në BE.
 
Takimi po ndodh në vigjilje të Samitit të Këshillit Evropjan, me crast musafirët do të marrin nga Mogherini  perspektivat dhe kahjet që duhet ti ndjek Ballkani Perendimor.
 
Në kumtesën e BE së thuhet se:  "Bashkimi Evropian është i përkushtuar në përforcimin e angazhimit drejt vendeve të rajonit me qëllim që të sigurojë se gjashtë shtetet nga Ballkani Perëndimor do t'i ndërmarrin hapat e nevojshëm që avancimi i tyre drejt Unionit të bëhet i pakthyeshëm”.
 
Kryeminsitrat e vendeve ballkanike kanë pritje të mëdha për avansimin e politikës  së BE-së ndaj vendeve të tyre.
 
Maqedonia pret që të jetë në pako  me Sërbinë dhe Malin e Zi në strategjinë evropjane,  të cilën Junker paralajmëroi ta avancojë në muajin shkurt ndërkaq shpalosi edhe mundësi për bashkangjitjen e vendeve ballkanike  në familjen evropiane  në vitin  2025. 
 
Brukseli zyrtar shpreson se vendet ballkanike me pirpikshmëri do ti qasen dokumentit për përparim dhe avancim te politikave vendore me ato evropjane. Rrjedhimisht, Maqedonia pret që të merr  rekomandim të pakushtëzuar dhe datë për fillimin e bisedimeve në vitin 2018. Kryeminsitri Zaev përpos me autoritetet e Brukselit do të zhvillojë edhe takime bilaterale me kryminsitrat e vendeve rajonale. 
 
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU