PROTESTAT NË SHKUP, REAGON TIRANA ZYRTARE

Tirana zyrtare: Të ruhet gjakftohtësia

05.07.2014 18:20

Autoritetet shqiptare e cilësojnë dhunën u ushtruar nga policia ndaj protestuesve shqiptarëve të Maqedonisë, si një episod të dhimbshëm që përsëritet dhe që detyrimisht duhet ndalur…

Autoritetet shqiptare e cilësojnë dhunën u ushtruar nga policia ndaj protestuesve shqiptarëve të Maqedonisë,  si një episod të dhimbshëm që përsëritet dhe që detyrimisht duhet ndalur.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë nëpërmjet një njoftimi për shtyp shprehu shqetësimin për këtë dhunë, duke u kërkuar më tej autoriteteve Maqedonase dhe instancave përkatëse gjyqësore që të garantojnë një proces gjyqësor të drejtë, të paanshëm dhe të bazuar mbi prova.

Sipas institucionit të diplomacisë shqiptare, dhuna e ushtruar nga policia maqedonase ndaj shqiptarëve, dëmton marrëdhëniet ndër-etnike dhe harmoninë midis komuniteteve. Reagim për këtë ngjarje të rëndë të ndodhur në Shkup, ka pasur edhe ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Mosiu.

Ai i ka bërë thirrje politikës në maqedoni që të reflektojë më qëllim shmangien e përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti.

Ndërkaq, procesi “Monstra” , sipas Dhomes se avokateve te Maqedonise, është mjaft I ndërlikuar. Përfaqësuesi i kësaj dhome, Fadil Xhelili i cili ndodhet në Tiranë me rastin e një aktiviteti të penalistëve shqiptare, thotë se vendimet ne gjykatat maqedonase nuk duhet te jene te njeanshme ndaj shqiptarëve.

Sipas autoriteteve shqiptare, konflikte te tilla, vijne per shkak te mosvenies ne praktike te marrëveshjes se Ohrit, e cila duhet të shërbejë si nje “kushtetute” per bashkejetesen shqiptarë-maqedonas.