Botë
Një tren doli nga binarët në jug të shtetit amerikan, Sietëll, ka viktima
18.12.2017 19:15
Një tren i kompanisë amerikane hekurudhore Amtrak doli nga mbikalimi në jug të shtetit amerikan, Sietëll dhe u rrëzua mbi autostradë...

Mediumet amerikane lajmërojnë se ka "të lënduar dhe viktima".
"Ka më shumë viktima", deklaroi Ed Trojer, zëdhënës i sherifit lokal. AI nuk mundi të kumtojë se për çfarë numër bëhet fjalë, por tha në automjetet nuk janë gjetur viktima.
Nga zyra e sherifit të qarkut njoftuan se ende ka persona, të cilët janë të bllokuar në tren.
Kuadrot nga vendi i ngjarjes tregojnë pjesëtarë të shërbimeve për raste urgjente të cilët i trajtojnë të lënduarit në terren. Amtrak pohoi se ka pasur të lënduar.
Incidenti ndodhi në veri të qytetit Olimpia, kryeqytet i shtetit Uashington. Kompania hekurudhore Amtrak njoftoi se treni ka lëvizur nga Sietëll drejt Portlandit.
Të paktën një vagon ka rënë nga mbikalimi hekurudhor Magjistrales së pestë qarkulluese ndërshtetërore. Disa automjete të cilët kanë qenë në magjistrale janë shkatërruar ose dëmtuar.
Për shkak të incidentit, të gjithë kalimet drejt jugut të autostradës janë mbyllur për qarkullim. Shoferëve u është bërë thirrje që ta evitojnë këtë rajon.
Aksidenti ndodhi rreth orës 07:30 sipas kohës lokale, 45 minuta pas rënies së trenit. Para incidentit, ai ka lëvizur me shpejtësi më të madhe se 80 kilometra në orë, ndërsa në të ka pasur të paktën 75 persona.
Këshilli nacional për siguri në komunikacion vendosi hetim për rastin./mia
