Maqedoni
Një automjet në Vardar afër QTQ, policia dhe zjarrfikësit po tentojnë ta nxjerrin
18.12.2017 19:37
Ekipe të Minsitrisë së Punëve të Brendshme dhe Mbrojtja zjarrfikëse sot pasdite po ndërmarrin masa për nxjerrje të automjetit...

Ekipe të Minsitrisë së Punëve të Brendshme dhe Mbrojtja zjarrfikëse sot pasdite po ndërmarrin masa për nxjerrje të automjetit "Nisan" nga lumi Vardar afër QTQ-së përballë Telekomit.
Siç kumtoi MPB për MIA-n, rastin e ka paraqitur një qytetar sot pasdite në orën 16:45. Sipas tij, automjeti me drita të ndezura ka lundruar nëpër Vardar prej urës tek bulevardi "Goce Dellçev" drejt Urës së Gurit dhe është ndalur afër QRQ përballë Telekomit.
"Automjeti është me ngjyrë të verdhë, por ende nuk mund të konfirmohet nëse në të ka ndonjë person", informojnë nga MPB./mia
