Botë

Një australiane mbijeton dy ditë, në një pus tetë metra të thellë

18.12.2017 21:39

Një australiane fatmirësisht ia doli të mbijetojë, pasi kaloi thuajse dy ditë e izoluar në fundin e një pusi jashtë funksioni...

Një australiane fatmirësisht ia doli të mbijetojë, pasi kaloi thuajse dy ditë e izoluar në fundin e një pusi jashtë funksioni në një lokalitet që është i vetëshpallur si kryeqendra botërore e gurit me vlerë, opalit të zi.
 
Vajza 26-vjeçare Cynthia Charty u zhduk të premten, pasi u largua nga shtëpia e saj në Lightning Ridge për të shëtitur, rreth 800 kilometra në veri të Sidnejt.
 
Një operacion i gjerë shpëtimi ka nisur më pas dhe më anë të një droni të policisë u mundësua lokalizimi i vajzës.
 
Sipas të dhënave, përcjell bw, ajo është penguar dhe ka rënë në një pus tetë metra të thellë ku temperatura gjatës ditës i kalon 40 gradë Celsius.
 
Dhe për fat të mirë ajo ia doli të mbijetonte në sajë të ndihmës së policisë.
 
Ajo u nxor në sipërfaqe falë një çikriku me një kabllo të trashë duke i dhënë fillimisht ujë.
 
Vajza është shtruar menjëherë në spital në një gjendje të qëndrueshme shëndetësore.