“Monstra protesta”
Edhe gjat ditës së sotme para Qendrës Tregtare “Çairçanja” në lagjen Çair ka vazhduar protesta kundër dënimit me burg të përjetshëm për gjatshtë të akuzuarit për rastin “Monstra “………

Edhe gjat ditës së sotme para Qendrës Tregtare “Çairçanja” në lagjen Çair ka vazhduar protesta kundër dënimit me burg të përjetshëm për gjatshtë të akuzuarit për rastin “Monstra “.
Edhe pse në numër më të vogël nga dita e djeshme, protestuesit këtë rradhë nuk u drejtuan drejt gjykatës themelore por u nisëm drejt godinës së Komunës së Çairit ku të njejtën e sulmuan me gurë.
Në përpjekje për të kontrolluar turmen forcat policore edhe sot përdori shok bomba dhe gaz lotsjellës.
Në protestë pjemarrësit ishin kryesisht të rinj, ku disa prej tyre përfunduan në pranga të policisë.
Ndërkohë nga ana e pjestarrëve të policisë gjatë vendosjes së praganve dëgjoheshin edhe fjalë fyese në bazë nacionale ndaj protestuesve.
Por ndryshe nga dje, gjatë xhirimit të protestave të sotme ekipet Televizive hasen në pengesa të shumta si nga ana policore ashtu edhe nga protestuesit të cilët pamundësonin kamerfat televizive të xhironin situatën me arsyetimin se të gjitha video materialet e mediave përfundojnë në duart e policisë e cila pastaj e ka më lehtë për ti arrestuar pjemarrësit në protesta. (Zejxhane Osmani, TVM2)
Foto: telegraf.mk
