Maqedoni

Pothuajse e gjithë Maqedonia nën zero, në Mavrovë minus 12 gradë

19.12.2017 09:03

Në pjesën më të madhe të Maqedonisë në mëngjesin e sotëm temperaturat janë nën zero përveç në Gjevgjeli ku janë matur tre gradë...

Më ftohtë është në Mavrovë ku temperatura minimale është -12 gradë, pastaj në Llazarapole -11, Krushevë -8, Pozharan -7, Dibër -6, Gjurishtë -5, Topollçan dhe Berovë -4, Tetovë, Ohër, Prilep dhe Pretor -3, Manastir -2 dhe Shtip, Vinicë, Demir Kapi dhe Kumanovë -1 gradë. Në Shkup, Strumicë dhe Dojran janë matur zero gradë.

Në 24 orët e fundit më shumë shi ka rënë në Djoran- katër litra për metër katrorë, ndërsa më pak në Pretor, Pozharan, Topollçan, Strumicë, Gjevgjeli, Ohër, Tetovë dhe Manastir vetëm një litër për metër katror.

Në Maqedoni në mëngjesin e sotëm mbizotëron mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Vende-vende ka reshje të dobëta të dëborës.

Gjatë ditës pritet mot i ngjashëm me reshje të përkohshme të dëborës veçanërisht në pjesët verilindore të shtetit. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar veriore përgjatë Vardarit e cila përkohësisht do të përforcohet. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në gjashtë gradë.

Në Shkup, moti i ngjashëm me erë të përforcuar veriperëndimore, reshje të dobëta të dëborës dhe temperaturë maksimale deri tre gradë.

Në ditët në vijim moti do të jetë kryesisht me diell dhe i ftohtë me erë të dobët deri në mesatare veriore, e cila përgjatë Vardarit do të përforcohet. Të shtunën pritet të ketë rritje të vranësirave, ndërsa do të ketë edhe kushte për dëborë lokale. /mia