Maqedoni

Gjykata Penale, sot mbahet seanca gjyqësore për lëndën “Tarifa”

19.12.2017 11:43

Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seanca për rastin “Tarifa”...

Prokuroria Speciale Publike për rastin “Tarifa” heton shtatë persona të cilët dyshohet se kanë kryer vepër penale keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar në procedurën për furnizim publik të softuerit – ERP Sistemit për nevojat e SHA ELEM.

Sipas aktakuzës, të dyshuarit me moskryerjen e detyrës zyrtare i kanë mundësuar personit juridik  konzorcium, i cili më vonë e ka fituar tenderin të kualifikohet në fazën e dytë të negocimit gjatë furnizimit publik, edhe pse nuk e ka dorëzuar dokumentacionin e plotë. Vlera e Marrëveshjes së lidhur për furnizim publik është 4.092.420 euro, ndërsa dëmi i shkaktuar arrin në 456.560 euro.