Maqedoni

Takim i liderëve të Ballkanit, viti 2018 kyç për një hap të madh drejt BE-së

19.12.2017 12:22

Në Bruksel, në takimin e mbrëmshëm të kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor me përfaqësuesen e lartë për Politikë...

Në Bruksel, në takimin e mbrëmshëm të kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor me përfaqësuesen e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Federika Mogerini, u theksua se liderët e rajonit e shikojnë vitin 2018 si kyç për një hap të madh të të gjitha vendeve në inkuadrimin drejt BE-së, por edhe për intensifikimin e bashkëpunimit rajonal me mbështetje maksimale të instrumenteve të BE-së.
 
Në darkën e përbashkët të punës me Mogerinin, kryeministri Zaev konfirmoi përkushtimin e Maqedonisë ndaj realizimit të reformave në gjyqësi, siguri dhe administratë publike, si dhe zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura me fqinjët. Zaev gjithashtu theksoi se Republika e Maqedonisë pret vend të tij në Strategjinë për zgjerim të BE-së, e cila do të publikohet në shkurt të vitit 2018, nga e cila pritet të jetë inkluziv, ambicioz, i parashikueshëm dhe inovativ në qasjen e tij.
 
Risia më e rëndësishme për shtetet e Ballkanit Perëndimor në vitin 2017 ishte paralajmërimi i Strategjisë për zgjerim të BE-së të kryetarit të KE-së, Junker. Pikërisht Strategjia dhe përcaktimet e saj kyçe ishte tema kryesore e diskutimit. Në takimet u konstatua se të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të shikojnë në Strategjinë për zgjerim të BE-së si një sinjal të qartë drejt tyre për perspektivën e tyre europiane. Secila prej shteteve të Ballkanit Perëndimor duhet të përparojë në rrugën drejt BE-së në bazë të përparimit të cilin e tregon në reformat në rajonet kyçe.
 
Gjasat për zbatim të suksesshëm të këtyre sukseseve potenciale ekzistojnë nëse zbatohen reformat nga të cilat priten rezultate, është konkludimi i përbashkët nga darka e punës e kryeministrave të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor me përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së, Federika Mogerini, në Bruksel.