Botë
Tjetër raketë mbi Rijad, sërish nga rebelët Houthi
19.12.2017 14:04
Një tjetër raketë balistike është shkatërruar në ajër nga forcat e Arabisë Saudite mbi qytetin e Rijadit...

Kjo është hera e dytë që rebelët Houthi, sipas një zëdhënësi të qeverisë arabe, lëshojnë raketë balistike nga Jemeni drejt kryeqytetit të Mbretërisë së Gjirit Persik.
Dëshmitarët e kanë përshkruar si një shpërthim të fuqishëm të dëgjuar në ajër, teksa raketa është shkatërruar mbi qiejt e pjesës jugore të kryeqytetit arab.
Një ngjarje e ngjashme u shënua edhe në fillim të muajit nëntor, me raketën balistike që u shkatërrua mbi Aeroportin e Rijadit nga sistemi i mbrojtjes antiraketore të mbretërisë.
Pas incidentit të parë reagoi Princi i kurorës në Arabinë Saudite, Mohammed bin Salman, i cili akuzoi Iranin për “akt agresioni të drejtpërdrejtë ushtarak” ndaj vendit të tij, për shkak se ka furnizuar me raketa rebelët në Jemen./Top Channel
