Maqedoni
Çështja e emrit, Dimitrov: Punojmë për konsensus të brendshëm; Bieber: BE ndihmon, nuk bën presion ndaj palëve
19.12.2017 14:39
Aktorët politikë kanë përgjegjësi për konsensus shtetëror për zgjidhjen e çështjes së emrit....

Për të pasur një zgjidhje të qëndrueshme, duhet të pyeten edhe qytetarët me qëllim që të kemi pozicion të përforcuar, deklaroi ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov.
“Çështja e emrit ka natyrë të tillë që unë mendoj se nuk do të ketë zgjidhje të qëndrueshme nëse nuk pyeten qytetarët. Mendoj se qytetarët patjetër të pyeten në interes të zgjidhjes së qëndrueshme. Për këtë nëse nuk ka konsensus dhe nëse ka qëllim brendapartiake për këtë çështje, pozicioni ynë normalisht se dobësohet”,- deklaroi ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov.
Sa i përket angazhimit të BE-së në zgjidhjen e emrit, ai mund të jetë vetëm ndihmës, pasi që struktura e BE-së nuk lejon veprim apo lloj presioni tjetër ndaj palëve në kontest, sidomos ndaj shteteve anëtare të BE-së, thotë profesori austriak, Florian Bieber.
“Vlera fondamentale e BE-së është mundësia shumë e limituar për të bërë presion mbi shtetet anëtare. BE mund të ofrojë angazhim për zgjidhje të kontestit. Mënyra më e mirë është të ndihmojnë vendet anëtare. BE mund të ofrojë ndihmë dhe përkrahje, por jo të bëjë shtypje”,- tha profesori austriak, Florian Bieber.
Sa i përket integrimit të Maqedonisë në strukturat euroatlantike, Bieber tha se vendi duhet të bëjë transformim të brendshëm politik, të shfaq bashkëpunim rajonal dhe të dëshmohet, me qëllim që të fitojë përkrahje të BE-së. Ndërkaq, ministri Dimitrov shpreson se Maqedonia do ta kap shansin për t’u përfshirë në strategjinë e BE-së për zgjerim me vendet e Ballkanit.
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU
