Maqedoni

EVN hapë kabinet për punë praktike të nxënësve. MASh: kompanitë të ndjekin shembullin e EVN-së

19.12.2017 15:01

Shkolla e Mesme Elektroteknike “Mihajllo Pupin” dhe Kompania EVN, hapën solemnisht kabinetin për projektin...

Shkolla e Mesme Elektroteknike “Mihajllo Pupin” dhe Kompania EVN, hapën solemnisht kabinetin për projektin 20 20 20  për realizimin e punës praktike të nxënësve në këtë kompani.
 
Sipas ministres së Arsimit, Renata Deskovskës, ky është një model që duhet ndjekur edhe nga kompanitë e tjera, sepse ofron mundësi për nxënësit që praktikisht të mësojnë profesionin e ardhshëm dhe të punësohen pas përfundimit të shkollimit të mesëm.
 
“Këta nxënës të cilët me përkushtim mësojnë zanatin e tyre, duhet të jenë motivim për nxënësit e ardhshëm të shkollave të mesme se çfarë arsimimi të zgjedhin dhe të përzgjedhin arsimin e mesëm profesional, i cili u ofron punësim më të lehtë”,- deklaroi ministrja e Arsimit, Renata Deskovska – Trenevska.
 
Bashkëpunimi mes Shkollës së Mesme “Mihajllo Pupin” dhe EVN ka rezultuar i suksesshëm, meqë ekipe nga të dyja palët kanë formuar programe në pajtueshmëri me nevojat e kompanisë EVN.
 
“Neve na mbetet pjesa më e vështirë, të sigurojmë kuadro cilësor të aftë që të inkuadrohen në procesin e punës dhe të aftë të përballen me sfidat bashkëkohore të procesit të punës”,- tha drejtori i Sh. M. “Mihajllo Pupin”, Eftim Pejovski.
 
“Pas tre viteve, si pjesë e projektit 20 20 20, EVN-ja bën punësime dhe ne po pikasemi me forcë të punës të kualifikuar. Po ashtu falënderoj Shkollën e Mesme Elektroteknike “Mihajllo Pupun” dhe MASh-in që në afat të shkurtër kohor realizuan këtë projekt”,- u shpreh kryetari i Këshillit drejtues – EVN, Peter Shtefan.
 
MASh deri më 6 janar do presë propozimet rreth përgatitjes së Ligjit të ri për arsim sipëror, për çka do të organizohen edhe debate publike.
 
FLUTURA LATIFI