MAQEDONI

Geshkovska: Nuk frigohem, kam sigurim

05.07.2014 18:51

Geshkovska madje i ka cilësuar protestat si sulm ndaj pavarësisë së gjyqësorit...

Prokurorja publike Gordana Geshkovska, i ka dënuar ashpër protestat e një ditë më parë të shqiptarëve që kundështonin vendimin me burgim të përjetshëm për 6 të akuzuarit në rastin  Monstra.

Geshkovska madje i ka cilësuar protestat si sulm ndaj pavarësisë së gjyqësorit.

“Përfundimisht, kjo është sulm ndaj gjykatës si institucion i pavarur. Askush nuk ka të drejtë t’i komentojë vendimet e gjykatës, e aq më pak të sillet në këtë mënyrë. Çdo kush ka të drejtë të protestojë, por dhuna e tillë nuk mund të arsyetohet. Qëllimi është që me një presion të tillë të akuzuarit të mos e vuajnë dënimin”, ka deklaruar Geshkovska në një prononcim për dojce velen.

Geshkoska gjithsesi nuk trembet nga reagimet që ka shkaktuar deklarata e saj në rastin Monstra por edhe vendimi i gjykatësit. Gjithsesi Geshkovska , për shkak të postit që mban , vazhdon të lëvizë me shoqërim zyrtar.  

“Nuk frikësohem. Është sekret publik se kam sigurim zyrtar. Por edhe pa të ndihem e sigurt”, ka shtuar Geshkovska. 

Edhe pse deklaratat e saj në rastin më të përfolur në gjyqësor vitet e fundit, shkaktuan reagime të gjithanshme, prokurorja publike Geshkovska nuk ndjehet apsak fajtore apo joprofesioniste për shkak të nxitjes së urrejtjes ndëretnike dhe ndërfetare gjatë fjalës së saj përfundimtare në rastin ‘Monstra’.