Maqedoni

VMRO reagon ndaj pres-konferencës së PPS-së, bllokadë në Tabanoc kundër arrestimeve

19.12.2017 18:56

Lidhur me pres-konferencën e sotme të PPS-së kanë reaguar nga VMRO-DPMNE, nga e cila kanë vlerësuar se kjo prokurori...

Lidhur me pres-konferencën e sotme të PPS-së kanë reaguar nga VMRO-DPMNE, nga e cila kanë vlerësuar se kjo prokurori po punon jashtë ligjit.

“Katica Janeva dhe prokurorët e saj, e vetmja që respektojnë janë porositë politike nga hunta e Zoran Zaevit kundër atyre që mendojnë ndryshe. Me pres-konferencën e sotme Janeva dhe bashkëpunëtorët e saj konfirmuan se janë kryerës të verbër të dëshirave të Zoran Zaevit dhe LSDM-së në tentimet të heshtet secili që mendon ndryshe dhe që mund t’u kundërvihet politikave antishtetërore që po realizohen për momentin”,- vlerësojnë nga VMRO-DPMNE. 

Po ashtu kjo parti ka vazhduar me protestat dhe bllokimin e akseve rrugore kundër arrestimeve të fundit që kanë të bëjnë me dhunën e 27 prillit në Kuvendin republikan.

Përkrahës të kësaj partie sot në periudhën prej një orës 15 deri në orën 16 kanë bllokuar vendkalimin kufitar Tabanoc në Kumanovë.