KUMANOVË

Lëshohet uji në Kumanovë

05.07.2014 18:56

Nga mesnata janë vënë në përdorim burime alternative të ujit në Kumanovë, nga puset që ofrojnë litra shtesë të ujit për zonat e larta urbane…..

Nga mesnata janë  vënë në përdorim burime alternative të ujit në Kumanovë, nga puset që ofrojnë litra shtesë të ujit për zonat e larta urbane.

Ky ndryshim vjen pas takimit të djeshëm ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë dhe drejtorëve të të dy ndërmarrjeve që menagjojnë ujin, të cilët kanë rënë dakord për të normalizuar furnizimin me ujë të qytetit.

Puset janë shfrytëzuar për mbushjen e rezervuarëve të shpërndara në katër vende të ndryshme në qytet dhe gradualisht do të jetë lëshuar për përdorimin e qytetarëve në zonat urbane e larta urbane deri nesër, ka njoftuar Goran Stojkovski, drejtor i "Vodovod" në Kumanovë.

Në takimin e djeshëm është rënë dakord për të përcaktuar çmimin e ujit të papërpunuar. Siç tha Stojkovski është rënë dakord që çmimi nuk do të jetë më shumë se 3, 3 denarë.

"Ne si kompani publike jemi edhe të gatshëm të ofrojmë 4 denarë, por nuk duhet të paragjykohet qëndrimi i 'Kumanovë- Likovë Pole'", tha Stojkovski.

Qytetarët në Kumanovë për një muaj e gjysmë kanë hequr për nevojat themelore për shkak të mungesës së ujit.