Botë
Lieberman: për Jerusalemin kryeqytet, Izraeli është i gatshëm të paguajë faturën
19.12.2017 20:51
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Lieberman, ka deklaruar se Izraeli është i gatshëm të paguajë faturën e vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump...

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Lieberman, ka deklaruar se Izraeli është i gatshëm të paguajë faturën e vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.
“Ne e dinim se do të ketë faturë e cila duhet të paguhet pas vendimit të Trumpit për Jerusalemin. Mirëpo, ky është një çmim për të cilin jemi të gatshëm ta paguajmë”,- tha Lieberman në një deklaratë për mediat izraelite.
Lieberman tha gjithashtu se Izraeli e di se si dhe çfarë duhet bërë, duke shtuar se është më e rëndësishme se e “dimë se kur duhet të veprohet”.
