Maqedoni
Seancë gjyqësore për rastin “Dhuna në Qendër”
20.12.2017 10:55
Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seancë për të akuzuarin e shtatë, Dimçe Kërstev, për rastin "Dhunë në Qendër"...

Në debatin kryesor gjykatësja, Tatjana Mihajllova, vendosi për Kërstevin ta ndajë procedurën dhe të gjykohet ndaras. Ai u prononcua se nuk është fajtor dhe në seancën e fundit ka kërkuar gjykimi të shtyhet, sepse nuk ka avokat dhe ka probleme shëndetësore.
Në rastin "Dhunë në Qendër" janë akuzuar14 persona, në mesin e të cilëve edhe ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, dhe deputetja e VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangellova.
Në seancat paraprake fajin për ngjarjet para komunës Qendër në qershor të vitit 2013 e pranuan i akuzuari i katërt, Tomosllav Llazarov, dhe i akuzuari i pestë, Jordan Ristevski.
