Maqedoni
Ndryshim i përkohshëm i qarkullimit në rrugën Kërçovë-Ohër
20.12.2017 10:58
Ndryshim i përkohshëm në qarkullim me devijime - kalim nga një korsi në tjetrën do të vendoset prej nesër në rrugën magjistrale A2 aksi rrugor Kërçovë - Ohër (Presekë - Pesoçan)...

Siç kumtuan nga "Rrugët e Maqedonisë", për vendosjen e ndryshimit tashmë është vendosur sinjalizim përkatës në rrugë.
Sipas njoftimit të marrë nga SHA Ilinden Strugë, e cila kryen punimet ndërtimore, ky regjim i trafikut do të zgjasë deri në përfundimin e tyre./Mia
