Futboll

Pas Argjentinës, Brazilit e Gjermanisë, edhe Holanda është kualifikuar në gjysmëfinale të kampionatit botëror.

06.07.2014 16:43

Kjo pasi skuadra e Louis van Gaal me shumë mund e eliminoi Kosta Rikën.Madje, pavarësisht dominimit të plotë gjatë 120 minutave lojë, të cilat kanë përfunduar pa gola...

Kjo pasi skuadra e Louis van Gaal me shumë mund e eliminoi Kosta Rikën.Madje, pavarësisht dominimit të plotë gjatë 120 minutave lojë, të cilat kanë përfunduar pa gola, holandezët vetëm nëpërmjet penaltive arritën ta kalojnë Kosta Rikën, befasinë më të madhe të këtij Botërori.
 
“Tulipanët” kanë dominuar gjatë gjithë ndeshjes, sikurse në posedim të topit, ashtu edhe në aspektin e shanseve për të shënuar gola. Por në mungesë të fatit nuk kanë mundur t’i konkretizojnë rastet e shumta që i patën për të shënuar.
 
Disa herë portieri i Kosta Rikës, Keylor Navas, me intervenimet e shkëlqyeshme të tij e ka shpëtuar skuadrën pa pësuar. “Portokallinjtë” nuk kanë mundur të shënojnë as në minutat e shtesë të kohës së rregullt, kur njëherë e qëlluan edhe shtyllën e portës së Kosta Rikës, e cila vazhdimisht mbrohej dhe me kundërsulme përpiqej të shënonte, por pa sukses, dhe kështu u deshtë të zhvillohen dy pjesë shtesë, me nga 15 minuta.
 
Edhe gjatë dy palë vazhdimeve, ekipi i Louis van Gaal e ka vazhduar dominimin e plotë, por Kosta Rika ka shpëtuar pa pësuar gol, madje edhe gjuajtja e Ëesley Sneijder shkoi në shtyllë, dhe në këtë mënyrë, penaltitë e përcaktuan fituesin.
 
Kështu, nga pika e bardh, Holanda ishte më efikase, duke fituar prej 4:3. Por, hero i tulipanëve ishte portieri Tim Krul, që i mbrojti gjuajtjet e Ruizit dhe Umanas. Krul u inkuadrua në lojë nga Louis van Gaal enkas për penalti. Kurse, nga pika e bardh për Holandën shënuan Robin van Persie, Arjen Robben, Ëesley Sneijder dhe Dirk Kuyt.
 
Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen me 8 dhe 9 korrik me fillim më orën 22 ku do të përballen Brazili – Gjermania dhe Arxhentina – Holanda.