Botë
Kuvendi i Shqipërisë, procedohen penalisht 10 deputetët e opozitës
20.12.2017 11:31
Policia dhe prokuroria kanë nisur procedimet penale për 10 deputetë të opozitës...

Ky procedim penal ka ardhur si rezultat i protestës së dy ditëve më parë që u organizua nga opozita, ku u shkaktuan incidente dhe dhunë gjatë çarjes së kordonit të sigurisë nga mbështetësit e opozitës si dhe trazirave që u shkaktuan brenda ambienteve të Kuvendit.
Kështu, sipas njoftimit të policisë dhe prokurorisë, të cilat duket se kanë filluar bashkëpunimin mes tyre pas ardhjes në detyrë të kryeprokurores, Arta Marku, deputetët, Monika Kryemadhi, Edi Paloka, Gent Strazimiri, Flamur Noka, Ervin Salianji, Klevis Balliu, Grida Duma, Kejdi Mehmetaj, Endrit Braimllari dhe Floida Kërpaçi do të procedohen në gjendje të lirë për prishje të rendit dhe kundërshtim të policisë.
Ndërkohë, një procedim penal ka nisur edhe për sekretarin e organizativ të PD-së, Eno Bozdon, për veprën penale “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, parashikuar nga neni 262/1 i Kodit Penal.
