Junker: Nuk kam paragjykime për Qeverinë austriake
Kryetari i Komisionit Europian, Zhan Klod Junker, mbrëmë deklaroi se nuk ka paragjykime ndaj Qeverisë...

Kryetari i Komisionit Europian, Zhan Klod Junker, mbrëmë deklaroi se nuk ka paragjykime ndaj Qeverisë së re austriake edhe krahas asaj që në të merr pjesë Partia Nacionaliste e Lirisë së Austrisë, e cila në të kaluarën ishte e ekspozuar në sanksione nga ana e Bashkimit Europian.
"Do ta vlerësojmë Qeverinë austriake siç i ndjekim të gjitha qeveritë - sipas veprave të tyre, por kjo që është paraparë në programin e tyre njëqind për qind na pëlqen",- deklaroi Junker pas takimit me kancelarin e ri austriak, Sebastijan Kurc.
Kurc ka potencuar se Qeveria dhe shteti i tij do të mbesin me orientim pro-europian. Austria do të kryesojë me Bashkimin Europian në gjysmën e dytë të vitit 2018.
