Maqedoni

Ruçi: Të miratohet Ligji për gjuhën shqipe; Xhaferi: Llojllojshmëria na bën më të fuqishëm

20.12.2017 12:14

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, në kuadër të vizitës së tij në Shqipëri, realizoi takim me homologun e tij shqiptar, Gramoz Ruçi...

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, në kuadër të vizitës së tij në Shqipëri, realizoi takim me homologun e tij shqiptar, Gramoz Ruçi, ku temë e bisedimeve ishte angazhimi i thellimit të marrëdhënieve dypalëshe.

Të dy kryeparlamentarët konfirmuan se do të mbështesin  njëri-tjetrin për integrimin e dy shteteve në strukturat euroatlantike. Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, tha se Ligji për gjuhën shqipe duhet të sillet sa më shpejt, pasi do të sigurojë të drejta më të barabarta për shqiptarët, ndërsa kryeparlamentari Xhaferi tha se përforcimi i marrëdhënieve ndëretnike çon në zhvillim dhe mirëqenie.