Kulturë
Gjeneral Ostreni sjell 2001 në një libër dhe dokumentar
06.07.2014 16:49
Nesër promovohet libri “ Ushtria Clirimtare Kombëtare, shkaqet , lufta dhe paqja në Maqedoni, në vitin 2001”...

Nesër promovohet libri “ Ushtria Clirimtare Kombëtare, shkaqet , lufta dhe paqja në Maqedoni, në vitin 2001” të autorit Gjeneral Gëzim Ostreni. Gjithashtu bashkë me librin promovohet edhe dokumentari me të njejtin titull.
Recenzentë të librit janë ish komandanti i UCK-së, lideri i BDI-së Ali Ahmeti, prof-dr Mahmut Hysa, prof –dr Gëzim Mustafaj dhe prof - dr Shpëtim Cami. Në këtë libër autori ka përmbledhur fakte dhe ngjarje të jetuara nga lufta e vitit 2001 në Maqedoni ndërkohë që për dokumentarin janë përdorur edhe xhirime ekskluzive nga kronistët e luftës në atë kohë, si dhe nga arkivi i TVM 2.
Një këndvështrim real i asaj që ka ndodhur në Maqedoni 13 vite më parë , i shikuar me syrin e pjesmarrësve të drejtpërdejtë të konfliktit të armatosur. Promovimi i librit dhe i filmit dokumentar bëhet nesër në shtëpinë e kulturës në Tetovë me fillim në orën 16.
