Reformat në administratën shtetërore, kryetar i këshillit emërohet Zaev

20.12.2017 15:34

Në seancën e 43 të Qeverisë u miratua vendimi për themelimin e Këshillit për reforma në administratën shtetërore...

Sipas zëdhënësit të Qeverisë, Mile Boshnjakovskit, me qëllim të përshpejtimit të zbatimit të reformave kryetar i Këshillit për Reforma është emëruar kryeministri, Zoran Zaev.                                                                                                             
“Mbrëmë Qeveria miratoi vendimin për themelimin e Këshillit për reforma të administratës shtetërore, organ me të cilin do të kryesojë kryeministri, Zoran Zaev, me qëllim që të shqyrtojë realizimin e reformave të parapara në planin 3-6-9”,- deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.         
                                                   
Sa i përket çështjes së 1000 administratorëve të cilët ende nuk janë të sistematizuar në vende pune, Boshnjakovski tha se për ta pritet të gjendet zgjidhje adekuate. 

Mercedesi në vlerë prej 600 mijë euro do të shitet, paratë do dedikohen për pajisje mjekësore

Ai po ashtu informoi se Mercedesi në vlerë prej 600 mijë eurove, i cili ishte blerë nga qeveria e kaluar, do të dalë në shitje dhe paratë të shfrytëzohen për pajisje mjekësore.
 
Kryeministri Zaev asnjëherë nuk e ka shfrytëzuar këtë Mercedes dhe për sigurinë e delegacioneve të huaja do të kujdesen shërbimet e MPB-së.     
                                                  
“Mercedesi, i cili ishte pronë e MPB-së, të kalojë në posedim të Qeverisë dhe kjo është fillim i procedurës për tjetërsimin e tij dhe ndërrimin e vlerës së tij me pajisje mjekësore, proces që do ndodhë në periudhën e ardhshme”,- tha zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.                                                               
           
Boshnjakovski po ashtu informoi se me propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit të policisë parashihen ndryshime që kufizojnë përdorimin e mjeteve, siç janë forca fizike, shufra elektrike, pistoleta e gomës, mjetet kimike, me qëllim që të garantohet shëndeti i qytetarëve.
 
Qeveria e shqyrtoi edhe propozim ligjin për konventën për punë gjatë natës, i cili ndalon nënat që të punojnë gjatë ndërrimeve të natës. Po ashtu u miratua vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për konviktet studentore.(Flutura Latifi, TVM2)