Botë
Poroshenko: Fitorja në Sllovjansk – pikë kthese
06.07.2014 16:54
Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, tha se suksesi i ushtrisë së vendit të tij, që i ka dëbuar kryengritësit prorusë nga baza e tyre në qytetin Sllovjansk...

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, tha se suksesi i ushtrisë së vendit të tij, që i ka dëbuar kryengritësit prorusë nga baza e tyre në qytetin Sllovjansk, paraqet “pikë kthese” në luftën kundër kryengritësve.
Por, Poroshenko mbrëmë vonë ka theksuar se rimarrja e Sllovjanskit dhe e qyteteve të tjera të afërta, në pjesën lindore të Ukrainës, nuk “është fitore e plotë” dhe se operacioni ushtarak për “çlirimin e rajoneve Donjeck dhe Luhansk do të vazhdoj”.
Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, i ka urdhëruar zyrtarët qeveritarë që ta ripërtrijnë punën e policisë, të sistemit të drejtësisë, të mjekësisë dhe të agjencive higjienike, sa më shpejtë që është e mundur.
Këto komente u bënë pak kohë pasi forcat qeveritare të Ukrainës e ngritën flamurin kombëtar në Sllovjansk, pasi i dëbuan kryengritësit prorusë, jashtë këtij qyteti industrial.
Ka pasur raporte për një numër të militantëve të varrë gjatë luftimeve.
Raportohet se kryengritësit prorusë janë larguar nga qyteti dhe rajonet e afërta dhe janë nisur në drejtim të kryeqytetit rajonal, Donjeck.
