Ekspertët: Plani 3-6-9 siguron perspektivë europiane
Transformimi i brendshëm politik, bashkëpunimi rajonal dhe përkrahja e BE-së....

Transformimi i brendshëm politik, bashkëpunimi rajonal dhe përkrahja e BE-së për integrim sa më të shpejtë në familjen europiane janë tri fushat ku duhet të përqendrohet aktiviteti politik vendor.
Nëse Maqedonia dëshiron të ketë perspektivë europiane duhet që të implementojë planin 3-6-9, të arrijë implementimin e reformat deri në mesin e muajit shkurt dhe të dëshmojë kapacitetet demokratike. Kështu vlerësuan ekspertët në panel diskutimin mbi progresin demokratik të vendeve kandidate për integrim në BE.
“Për kohë të gjatë jemi lënë anash duke pritur në derë për shkak të çështjes së hapur me Greqinë. Edhe pse nuk janë hapur negociatat për integrim, shumë gjëra mund të bëhen përpara, në sajë të raportit të PRIBE–së. Kur të publikohet raport progresi për vendet aspirante, do të shihet se ku ka mbërritur demokracia e Maqedonisë”,- deklaroi hulumtuesi i Qendrës për Integrime në BE, Zoran Nechev.
Edhe pse kemi përafrime të ligjeve vendore me legjislativin e BE –së, akoma nuk pushojnë zërat se nuk kemi avancim të sundimit të ligjit dhe të të drejtave dhe lirive të njeriut, thonë ekspertët europianë.
“Mesazhi është i fuqishëm, se nuk do të jesh anëtar i BE-së nëse paraprakisht nuk e zgjidhni problemin me demokracinë dhe sundimin e ligjit”,- tha drejtori ekzekutiv për Ballkanin Perëndimor Europian, Nikolla Burazer.
Viti 2018 do të jetë vit për Maqedoninë dhe ky trend duhet të shfrytëzohet maksimalisht. Sidomos Samiti i Majit do të jetë shans për t’i dhënë kahje totale Maqedonisë drejt frymës europiane, u tha në këtë debat. (Nermin Mulaki-Fejzullahu, TVM2)
