Maqedoni

Reformat në gjyqësor, Selmani: Reformat të burojnë brenda gjyqësorit; Saiti: Nuk pres rezultat në afat të shkurtë

20.12.2017 17:49

Reforma rrënjësore në gjyqësor duhet filluar nga puna e vetë gjykatave dhe lëndëve që i kanë kaluar...

Reforma rrënjësore në gjyqësor duhet filluar nga puna e vetë gjykatave dhe lëndëve që i kanë kaluar prej ku do të dalin edhe pengesat që paraqiten në sistemin juridik.
 
Kështu vlerësoi profesori universitar, Bashkim Selmani, gjatë një analize kushtuar reformave në gjyqësor në emisionin “Argument” në TVM2. Sipas tij, ligjet duhet të burojnë nga mentaliteti i qytetarëve joanasjelltas. Ai është skeptik, Këshilli për reforma do të ketë sukses. 
 
“Reformat në drejtësi duhet të fillojnë nga hulumtimi i lëndëve, p.sh. brenda 5 viteve apo 10 viteve të fundit dhe të shohim në mënyrë të njëanshme të gjitha lëndët në tërësi sa janë zgjedhur, sa kanë qenë të suksesshme dhe cilat janë pengesat dhe labirinthi. Nuk kam shpresa se ky këshill apo edhe nën këshillat tjerë edhe nën komisionet tjera që do të bëhen pa mos pasur qasje reale që ndryshimet të vijnë nga brenda gjyqësorit. Të seleksionohen gjyqtarët të cilët kanë praktikë”,- deklaroi profesori universitar, Bashkim Selmani.
 
Edhe avokatja, Zana Saiti, konsideron se mund të shënohen rezultate për një afat të shkurtë.
 
“Ne kemi ligje të cilat nuk implementohen, ne kemi një këshill për të cilin flasim dhe është absurditet që grupi punues për rregullore të formohet tani pas 5 muaj që është formuar vetë këshilli. Çfarë kanë bërë ata deri më tani. Normalisht që nuk mund të presim rezultate për derisa ata nuk kanë rregullore. Lëre se nuk kanë rregullore, ata nuk e kanë të qartë se çfarë duhet të punojnë në këtë këshill. Ata se kanë të qartë se a janë një trup që do të ketë karakterin këshillëdhënës, nuk e kanë të qartë se me ç’farë mandati janë zgjedhur”,- tha avokatja, Zana Saiti.
 
Veç reformave të nevojshme në gjyqësor, Selmani konsideron se gjykatat duhet të pastrohen edhe nga korrupsioni. Sipas tij, kjo mund të arrihet nëpërmjet anketimit të qytetarëve të prekur me aktvendimet e gjykatave.
 
Ndërkohë, sipas avokates Saiti, reformat në gjyqësor nuk duhet zbatuar vetëm për shkak të nevojave të integrimit, por para së gjithash për vetë qytetarët.
 
NAIM RAMADANI