Çair, një i ri është qëlluar me armë zjarri

20.12.2017 18:48

Një person është qëlluar me armë zjarri në rrugën Xhon Kenedi në komunën e Çairit....

Një person është qëlluar me armë zjarri në rrugën Xhon Kenedi në komunën e Çairit.

Vrasja ka ndodhur në një stacion autobusësh. Dëshmitarët kanë thënë se fillimisht u dëgjuan disa krisma nga armë “Kallashnikov”, ndërsa më pas është pare i shtrirë një i ri.

Sipas dëshmitarëve sulmuesit kanë gjuajtur nga një veturë në lëvizje e tipit “YUGO”. Motivet e vrasjes ende nuk dihen. Në vendin e ngjarjes arritën ekipet e policisë dhe ndihmës së shpejtë.