Peskov: Vuçiç dhe Putin diskutuan për Kosovën
Liderët rusë dhe serbë dje kanë diskutuar për Kosovën, por Dmitry Peskov....

Liderët rusë dhe serbë dje kanë diskutuar për Kosovën, por Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, nuk ka dhënë detaje për bisedën. “Çështja e Kosovës me të vërtetë është diskutuar”,- tha Peskov dhe ka shtuar se “situata në Kosovë është shqyrtuar gjatë negociatave bilaterale ruso-serbe”.
Këto komente Peskov i ka bërë i pyetur nga gazetarët se si ka reaguar Rusia ndaj kërkesës së Serbisë për t’u bashkuar në negociatat Serbi – Kosovë, në rast se formati i bisedimeve zgjerohet me përfshirjen e Shteteve të Bashkuara, raporton Interfax nga Moska.
Por, Peskov nuk ka elaboruar më tepër. Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe ai serb, Aleksandar Vuçiç, janë takuar dje në Moskë. Pas takimit, Vuçiq tha se ka kërkuar që Rusia të jetë ndërmjetësues, nëse formati i bisedimeve me Kosovën zgjerohet.
