Botë

Poloni: 11 te vdekur nga rrezimi i aeroplanit

06.07.2014 16:56

Nga rrëzimi i një aeroplani në pjesën jugore të Polonisë janë vrarë 11 vetë. Aeroplani...

Nga rrëzimi i një aeroplani në pjesën jugore të Polonisë janë vrarë 11 vetë. Aeroplani, që transportonte parashutistë, u përplas mbrëmë pak kohë pas ngritjes.
 
Në aeroplanin e vogël dymotorësh ishin 12 vetë, ndërsa raportohet se vetëm një person ka shpëtuar me lëndime.
 
Rrëzimi ndodhi afër fshatit Topolov. Zyrtarët thanë se kjo ishte përplasja më tragjike e një aeroplani të udhëtarëve në Poloni për shumë vite.
 
Lidhur me shkaqet e rrëzimit po zhvillohen hetime. Zjarrfikësit thanë se ndoshta aeroplani ka qenë i tejngarkuar.