Kontesti i ShBA-ve për raketa, kufizime për Kompaninë ruse “Novator”
Shtetet e Bashkuara kanë shpallur proces të ri licencimi dhe kufizime eksporti...

Shtetet e Bashkuara kanë shpallur proces të ri licencimi dhe kufizime eksporti kundër kompanisë disenjatore raketore ruse, “Novator”, dhe një kompanie kërkimore ushtarake, duke i akuzuar në involvim në raketë, për të cilën Uashingtoni thotë se paraqet shkelje të marrëveshjes së kontrollit të armatimit të periudhës së Luftës së Ftohtë.
Departamenti amerikan i tregtisë mbrëmë ka thënë se kompanitë “Novator” dhe “Titan-Barrikady” ishin përgjegjëse për prodhimin e raketës speciale me fluturim të ulët, që ishte e ndaluar me Marrëveshjen për Forcat Atomike me rreze të mesme veprimi (INF) të vitit 1987.
Me këtë vendim, ashpërsohen kërkesat për licencim dhe eksport për Shtetet e Bashkuara dhe kompanitë e tjera, që mund të bëjnë biznes me ndonjërën prej këtyre kompanive.
“Në mënyrë specifike, këto entitete e kanë prodhuar për Ministrinë e Mbrojtjes së Federatës ruse, sistemin e lansimit tokësor të raketës speciale”,- thuhet në njoftimin e Departamentit amerikan të Tregtisë.
Në Moskë, Ministria e Jashtme e Rusisë nëpërmjet një deklarate e ka kritikuar këtë vendim dhe i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po lëvizin në shkatërrimin e marrëveshjes.
